zoom

Lajme

Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria do të përballet me serbët dhe anglezët (lista e plotë)

Kombëtarja shqiptare njohu këtë të premte kundërshtarët për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Në shortin e hedhur në selinë e FIFA-s në Zvicër, Shqipëria u shortua në grupin K, së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorën.

Shqipëria është përballur më parë me të gjithë kundërshtarët.

Fushata eliminatore do të fillojë në muajin mars dhe do të mbyllet në nëntor 2025. Më vonë do të publikohet edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të kombëtares shqiptare.

Shqipëria bënte pjesë në vazon e tretë së bashku me Skoci, Slloveni, Irlandë, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlanda e Veriut, Bosnje, Mali i Zi dhe Izraeli.

Ndërkohë, Kosova është në grupin B për kualifikueset e Botërorit 2026 bashkë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë dhe do i fillojë ndeshjet në shtator.

Faza e grupeve kualifikuese të UEFA-s do të fillojë në mars 2025 dhe do të përfundojë në nëntor 2025. Ajo do të ndjekë një format të njohur, me 12 grupe me katër ose pesë ekipe dhe fituesit e grupeve do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës.

12 vendet e dyta nga grupet e kualifikueseve marrin pjesë në play-off, së bashku me 4 ekipe nga UEFA Nations League 2024/25 që në bazë të paraqitjeve në grup, do të ketë edhe një klasifikim të përgjithshëm.

16 skuadra në fazën play-off do të ndahen në 4 grupe me nga 4 ekipe. Në çdo grup do të luhen dy ndeshje gjysmëfinale me vetëm një takim dhe më pas do të përcaktohen 4 finalet e fazës play-off. 4 ekipet fituese do të kualifikohen në Kupën e Botës 2026. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në periudhën 26-31 mars 2026.

Ndarja e plotë e grupeve:

Grupi A: Fituesi i Gjermani-Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu.

Grubi B: Zvicër, Suedi, Slloveni, Kosovë.

Grupi C: Humbësja e Portugali-Danimarkë, Greqia, Skocia,

Grupi D: Fituesi i Francë-Kroaci, Ukraina, Islanda, Azerbajxhan.

Grupi E: Fituesja e Spanjë-Holandë, Turqia, Gjeorgji, Bullgaria.

Grupi F: Fituesja e Portugali-Danimarkë, Hungari, Irlanda,

Grupi G: Humbësja e Spanjë-Holandë, Polonia, Finlanda, Lituania, Malta.

Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja, Qipro, San Marino.

Grupi I: Humbëshja e Gjermani-Itali, Norvegji, Izrael, Moldavia.

Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistan, Lihtenshtejn.

Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra.

Grupi L: Humbësja e Francë-Kroaci, Çeki, Mali i Zi, Gjibraltar.

Postime të lidhura