Aplikacion
Ndërkohë po punohet dhe për kapjen e një personi të tretë, të identifikuar si shtetasi me inicialet A. K., 41 vjeç, në Zall-Bastar. Gjatë kontrollit në këtë parcelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike cannabis.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëpë me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krëhëra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare, dhe shuma parash.
Komisariati i Policisë Nr. 4, konfirmoi se në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, bazuar në masat e përcaktuara në planet operacionale “Territor i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, ka finalizuar operacionin e koduar “Plani”.
“Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan. Gjatë kontrollit në këtë parcelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike cannabis. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëpë me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krëhëra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare, dhe shuma parash”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet procedurale të dosjes i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. /ZOOM.AL/
“Mos fol se prish punë”/ Zbulohen bisedat e Jurgis Çyrbes me Mond Çekiçin para se të vritej