zoom

Aktualitet

Kryepolici jep rezultatet e operacionit, 25 të arrestuar dhe 3,5 kg kokainë. Grupi dyshohet se…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë edhe detaje nga megaoperacioni “Tempulli 3”, i përfunduar mëngjesin e sotëm.

Në një konferencë për shtyp ai ka bërë me dije se janë vënë në pranga 20 persona, ndërkohë që janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë, në zbatim të masave të dhëna ndaj tyre “arrest me burg”, pasi ishin në kërkim.

Vocaj ka renditur edhe materialet e sekuestruara gjatë operacionit.

“Rezultatet e koduar Tempulli 3 ku u godit një grup që shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla. Sekori për narkotikët, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, bazuar në inteligjencë informative, në janar referuan materialet në gjykatën e shkallës së parë.

U siguruan prova për veprimtarinë kriminale të 35 shtetasve.

U arrestuan 20 persona, u zbatuan masat arrest me burg për 5 shtetasve të tjerë, vijon puna për kapjen e 10 personave të tjerë”, tha Vocaj. Teksa në vijim priten edhe identitetet e tyre.

Gjithashtu ai publikoi edhe rezultatet e sekuestrimeve gjatë aksionit. U sekuestruan: 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 celularë, 5 automjete dhe prova e materiale të tjera., kurse hetimet do i ndjekë Prokuroria. Paraprakisht deklarohet se ky është grupi i dyshuar se drejtohet nga i arrestuari më parë që u plagos në operacion policor, Enea Sulejmani, kreu i Transportit Rrugor Ndërqytetas. /ZOOM.AL/