Aplikacion
Sipas kryetares së LSI-se, qeveria u jep çdo ditë 80 mijë euro kompanive të inceneratorëve. Ajo i bëri thirrje SPAK-ut që të ndërpresë sa më parë kontratën e lidhur për inceneratorin e Tiranës për të mos e rënduar më tej buxhetin e shtetit.
Kryemadhi kërkoi të dijë nga Rama, se ku është investimi 128 milionë eurosh, që ai ka deklaruar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, se është bërë në Tiranë.
Kryemadhi:
Sot jam në një komunikim me ju drejtëpërdrejti, duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendet jo vetëm ekonomia shqiptare dhe buxhetet e shqiptarëve dhe familjeve të shqiptarëve. Vazhdoj të këmbëngul përsëri për të ndaluar sa më shpejt kontratatën e inceneratorit e Tiranës dhe pagesat nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Tiranës. Cdo ditë buxheti i shtetit iu heq buxhetit të qytetarëve të gjithë Shqipërisë 80 mijë euro në ditë dhe i kalon në xhepin e Klodian Zotos dhe të inceneratorit të Tiranës. Dje dëgjuam në Parlament ministren e Financave të cilën pas denoncimit që ne bëmë pëe 24 kompani të cilat kishin kryer evazion fiskal, ku një pjesë e tyre qarkullonin para fiktive, me fatura fiktive të inceneratorit të Tiranës, të inceneratorit të Fierit, të Elbasanit, të Klodian Zotos. Ministrja dje pranoi që qenkan 500 kompani të tilla, paska disa që qenkan dënuar disa që janë ende nën hetim. Unë kam vetëm një pyetje përsëri për Ministren e Financave? A ka audituar ndonjëherë Ministria e Financave inceneratorin e Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës? Në qoftë se që në 2018 këto kompani janë konstatuar nga drejtoria e hetimit tatimor që kanë kryer evazion fiskal apo fshehje të të ardhurave. A ka shkuar deri në fund hetimi tatimor ku është burimi qoftë në blerje apo në shitje? Meqenësë inceneratori i Tiranës na doli në një deklaratë menjëherë pas denoncimit të kësaj skeme dhe më pas avokati i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj unë përsëri kam një pyetje për ta dhe për kryeministrin Edi Rama i cili është pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës. Pse keni frikë nga transparenca? Pse nuk i tregoni qytetarëve shqiptarë se cili është investimi që është kryer në inceneratorin e Tiranës. Ajo çka shikojmë ne është vetëm mbjellje për jonxh. Ka disa kapanone dhe disa rrugë të ngushta asfalti. Pse ka frikë Edi Rama dhe avokati i inceneratorit të Tiranës të tregojnë transparencën. Sot, qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm të Tiranës por të të gjithë Shqipërisë paguajnë për investimin 128 milionë euro, me të vetmin kusht që është 29 euro për ton. Pra të nderuar qytetarë, nëse ky koncesion do të ishtë i ndershëm, Edi Rama dhe inceneratorët nuk do të kishte problem që të bënin transparent investimin. E mbani mend komisionin hetimor ku thonte kanë investuar paratë e tyre 128 milionë euro. Ku janë 128 milionë euro e investuara? Transparencë po kërkojmë, transparencë. Jemi në vitin 2022 dhe vetëm transparenca e sqaron këtë gjë. Ajo që unë dua të theksoj dhe që është përsëri për të kujtuar që në çështjen e skemës së tmerrshme të evazionit fiskal ka të paktën katër nene që janë shkelur në kodin penal. Ku përfshihet Klodian Zoto dhe e gjithë skema mashtruese, fiktive të cilat grabisin paratë e buxhetit të shtetit. Pra, ulin pensionet , ulin shërbimin në spitalet e shqiptarëve, ulin shërbimet në arsim, ulin shërbimet dhe pagat e të gjithë administratës publike dhe i kthejnë në kamikazë dhe patronazhistë të pavlerë. Neni 180 i kodit penal, fshehje të të ardhura, neni 181 mospagim i taksave dhe tatimeve, neni 181 pika A, mos kryerje e detyrave nga organet tatimore dhe 287 pastrim i produkteve të veprës penale. Këto janë 4 pika që përfshijnë çështjen e skemës së evazionit fiskal ose të krimit financiar që janë kryer nga 24 kompani të lidhura drejtëpërdrejtë me inceneratorin e Elbasanit, të Fierit dhe Tiranës të cilin kishin nënkontraktor Klodian Zoton ai që ka kryer të gjitha punimet në dy inceneratorët e tjerë. Dëgjojmë me vëmendje sesi paska filluar hetimi dhe është konstatuar nga Drejtoria Tatimeve ky lloj mashtrimi me faturat fiktive dhe qeveria shqiptare të nderuar qytetarë ka vazhduar deri në vitin 2020 që ka paguar inceneratorin e Fierit. Ku vetëm në inceneratorin e Fierit janë 2.5 milionë euro fatura falso. Mashtrim dhe pastrim të veprës penale të Klodian Zotos. Pra, janë kaq të pastra në dritën e diellit saqë qeveria e Edi Ramës është kapur me presh në dorë. Pjesëmarrja e qytetarëve të Tiranës dje në protestë tregon haptaz që kanë filluar të kuptojnë jo vetëm mashtrimin por kanë filluar të kuptojnë grabitjen që ju bëhet xhepave dhe buxheteve të familjeve shqiptare. Pasi i grabiti me koncesionet e tij korruptive, pasi po i grabit çdo ditë nga 80 mijë euro me inceneratorët, ju ka grabitur dhe identitetin duke vendosur pensionistë të pafajshëm apo njerëz të cilët presin ndihmën ekonomike në mënyrë të pafajshme në skemat e mashtrimit për të justifikuar të gjithë këtë evazion fiskal, të gjithë këtë krim financiar dhe të gjithë këtë grabitje të buxhetit të qytetarëve të Tiranës. Çdo ditë që zgjatet inceneratori i Tiranës të nderuar qytetarë dhe i bëj thirrje SPAK-ut të most a zgjasë më, çdo ditë që zgjatet kontrata e inceneratorit të Tiranës i grabiten 80 mijë euro në ditë. Këto para që iu grabiten më e pakta ishin ndihmë financiare për zyrat e prokurorëve të cilët mund ta kishin më të kollajtë, më të pasur më shumë staf, për të më shumë mundësi për ta zbardhur sa më shpejt problemet e drejtësisë. Më e pakta që mund të bëhej. Dhe ajo që dua të theksoj që vepra penale e koncesionit të paligjshëm të inceneratorit të Tiranës deri në sekondën e fundit, quhet vepër penale. Pra ai që e ka firmosur duke devijuar në mënyrë të paligjshme një koncesion të paligjshëm në emër të Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj nuk shpëton deri në sekondën e fundit të këtij koncesioni 30 vjeçar. Sepse nuk ka njeri që t’i grabisë shqiptarëve me një firmë të vetme dhe t’i detyrojë dhe t’i mbajë peng ata për 30 vjet me një koncesion të paligjshëm. Ku paratë e tyre përdoren për blerjen e mediave, për blerjen e politikës, për blerjen e opozitës, për blerje dhe lobingje të ndryshme ndërkombëtare nëpërmjet grupeve anti shqiptare e të gjitha me radhë.