zoom

Politikë

Kryemadhi: Këshillimi Kombëtar do të dështojë si dialogu për universitetet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaron se Këshillimi Kombëtar i nisur nga qeveria do të dështojë njësoj si dialogu për universitetin, sepse, ” Edi Ramës nuk i intereson opinioni i qytetarëve, sepse qeverisja e tij është vetëm në shërbim të interesave personale”.

Kryemadhi thekson se miratimi sa më parë i një ligji europian për referendumet është domosdoshmëri dhe se sapuni për djathë nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët.

“Vetëm shprehja e vullnetit përmes referendumit, i cili kthehet në një vendimmarrje detyruese për t’u zbatuar, është Këshillimi Kombëtar i vërtetë që meritojnë shqiptarët. Sapuni për djath nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët”-, deklaron Kryemadhi në rrjetet e saj sociale.