zoom

Slider

Kristi dhe Keisi japin puthjen e parë/Sabiani fshin fotot me të bijën dhe lëshon akuza për show

Ndodh puthja e shumëpritur në buzë mes Krist Aliaj dhe Keisi Medinit. U desh një lojë e krijuar nga Vëllai i Madh, që mes tyre të ndodhë puthja e cila u dha në mes të banorëve.

Keisit iu desh të bënte dënimin ose t’i përgjigjej pyetjes. Ajo zgjodhi dënimin, i cili ishte puthja në buzë ne Kristin.

Ata kanë nisur një njohje me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së famshme, Big Brother VIP Albania, edhe pse Kristi ka një lidhje jashtë (të cilën Keisi nuk është në dijeni).

Edhe pse e mohoi një gjë të tillë, e dashura e Kristi bëri një reagim në rrjete sociale, duke zbuluar bisedën e fundit me të të realizuar më 24 dhjetor, ditën e nisjes së Big Brother VIP.

Nga ana tjetër, Sabiani nuk është dakord me lidhjen e tyre, pasi ka mësuar romancën e Zazës dhe Kristit.

Madje ai ka hequr nga Instagrami Keisin, si veprim që lë të kuptojë se është kategorikisht kundër veprimeve që po kryen brenda.

Ky i fundit, duke mos iu dhënë mundësia që të takohet me vajzën për t’i bërë të ditur se është kundër lidhjes me Kristin, reagon vetëm në rrjetet sociale (tani për tani, mbase produksioni do bëjë mirësi duke e lejuar që ta takojë Keisin të martën).

Sabiani akuzon produksionin dhe Kristin se po shfrytëzojnë rastin për show! Madje, ai e quan Kristin “çapaçul” që luan me disa porta!

Këngëtari shfaqet tepër i shqetësuar për vajzën e tij, që ka dëgjuar vetëm një mini-version të historisë.

Dy ditë më parë, Sabiani ndau fotografinë e postuar nga e dashura e Kristit, duke e demaskuar, e duke e komentuar se Kristi po e shfrytëzon naivitetin e Kejsit për lojë.