Aplikacion
Zhvlerësimi prej më shumë se 1% në bursat amerikane shkaktoi një rënie të fortë te kriptomonedhat.
Bitcoin, rënie me 45 përqind
Kriptomonedha kryesore Bitcoin ra nga 69 mijë dollarë që ishte në nëntor në 38 mijë dollarë sot.
Bitcoin e nisi ditën me 42 mijë e 713 dollarë. Gjatë ditës, niveli më i ulët ishte 38 mijë e 315 dollarë, dhe niveli më i lartë ishte 42 mijë e 713 dollarë. Aktualisht Bitcoin po tregtohet me 38,815 dollarë me një humbje prej afër 10 për qind.
Thyhet “Ethereum”
Ethereum ishte kriptomonedha tjetër që pësoi humbje të mëdha. Duke filluar ditën me 3195 dollarë, Ethereum ra deri në 2 810 dollarë. Aktualisht Ethereum po tregtohet me 2 857 dollarë, me një rënie prej 11 përqind.
Humbje të mëdha te altcoins
Dogecoin, një nga altcoin-et e njohura, ka rënë me 9% në 0,1505 dollarë, ndërsa Shiba Inu është tërhequr me 9% në 0,000002556 dollarë.
“Duhet të merrni vendime të vështira”/ Shenjat e horoskopit që do të përballen me sfida gjatë marsit