zoom

Bota

Çmimi i Bitcoin pëson rënie të madhe

Çmimi i Bitcoin ka pësuar rënien më të madhe gjatë muajve të fundit pas një deklarate nga Thesari i Shtetit në SHBA.

Kriptomonedha në 42 mijë dollarë nga 47 mijë që ishte në fillim të javës. Rënia nisi pak pasi Thesari i Shtetit në SHBA bëri me dije se mund të rriste normën e interesit.

Kjo bëri që shumë nga investitorët shitën asetet e tyre për shkak se shumë shpejt banka qendrore në SHBA mund të rrisë normën e interesit.

Gjithashtu në rënie kanë ndikuar edhe zhvillimet politike në Kazakistan, duke ngritur rrezikun e kapacitetit të rrjetit.

Një pjesë e madhe e mining për Bitcoin, proces që verifikon transaksionet, ndodhin në Kazakistan për shkak të çmimit të ulët të energjisë elektrike.

Kazakistani është vendi i pestë në botë për “mining” dhe fikja e internetit në fillim të kësaj jave dëmtoi rrjetin e Bitcoin.

Ky është niveli më i ulët i Bitcoin që prej shtator 2021. Rënie kanë pasur edhe kriptomonedha të tjera si Ethereum.