Aplikacion
Autor i ngjarjes dyshohet se është 19-vjeçari, Jon Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit, raporton Sinjali.
Ai është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje në lidhje me krimin e dyfishtë. Fillimisht u raportua se nga të shtënat më armë humbi jetën një person dhe një tjetër që kishte mbetur i plagosur ishte dërguar në spitalin e Pejës.
Por, i riu nuk mbijetoi plagëve dhe humbi jetën në spital.
“Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri, jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave, ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, tha prokurorja Sahide Gashi.