zoom

Aktualitet

KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë prokurorin Hysen Keta

KPA ka rikthyer në detyrë prokurorin Hysen Keta.

Drejtuesi i Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 25 korrik 2019. Vendimi unanim u shpall nga trupa gjykuese e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegun.

Vendimi i KPK-së arsyetonte se  prokurori Keta i cili ka punuar për më shumë se një dekadë në Prokurorinë e Përgjithshme, u penalizua për shkak të deklarimit të pamjaftueshëm të kostove reale të ndërtimit të dy shtëpive mbi një truall të trashëguar nga babai në Tiranë.