zoom

Ekonomi

Konfindustria tregon arsyet: Shfuqizimi i Bordit të Transparencës s’do sjellë ulje të çmimeve

Konfindustria ka deklaruar se shfuqizimi i Bordit të Trasparencës nuk do të sjellje ulje të çmimeve të karburanteve, por situata mund të përkeqësohet më tej.

Sipas Konfindustrisë kjo vjen për shkak të mungesës së konkurencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel.

Ndërsa përsërit kërkesën për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të sukseshme në rajon, duke theksuar se “Shqipëria ka çmimet krahësimore të karburanteve nga më të larta në nivel kontinenti dhe më gjerë”.

Reagimi i plote:

Konfindustria, duke marrë shkak nga shfuqizimi i Bordit të Trasparencës vlerëson, se vendimi nuk pritet të sjellë asnjë ulje të cmimeve të karburanteve në treg, përkundrazi mund të përkeqësohet më tej.

Arsyeja e përfundimit të mësipërm është mungesa e konkurencës së lirë në tregun e karburanteve si pasojë e pranisë së oligopoleve dhe marrëveshjeve të tipit kartel. Mungesë e qartë e standarteve të konkurencës vërehen sidomos në pjesë të caktuara të zinxhirit tregëtar si shërbimet portuale, të depozitimit dhe të tregëtisë me shumicë të karburanteve.

Konfindustria përsërit kërkesën për krijimin e Entit Rregullator të Karburanteve sipas modeleve të ngjashme të sukseshme në Rajon. Tregu strategjik i karburanteve ka qarkullim vjetor në mbi 11% të PPB me mbi 1.5 miliard $/vit, duke qenë nga më të mëdhenj të ekonomisë shqiptare.

Shqipëria ka çmimet krahësimore të karburanteve nga më të larta në nivel kontinenti dhe më gjerë. P.sh në Maqedoninë e Veriut, ku fuksionon agjensia rregullatore e karburanteve, cmimi i naftës është 124 lekë/litër, ndërkohë që në Shqipëri është 176 lekë/litër d.m.th mbi 15-20 lekë/litër më shtrenjë, marrë parasysh edhe ngarkesën fiskale. Kostot në tregun shqiptar rriten edhe më shumë nga standartet e dobëta të cilësisë dhe vjedhjet me volumet në pikat e shitjes me pakicë.

Mjaft problematike paraqitet edhe kontrabanda masive e karburanteve në vlera deri në 300 milionë$/vit, shoqëruar edhe deri në thyerje të shpeshtë të embargos me vende si Rusia, Irani, Libia, etj.