Aplikacion
Krijimi i një enti, sipas Konfindustria do të sillte lehtësim për bizneset dhe qytetarët dhe pasja më të pakta nga krizat ekonomike.
Përmes një njoftimi për media, Konfiundustria bën me dije se Enti Rregullator i Karburanteve duhet të ndërtohet dhe funksionojë sipas shembullit të vendeve të tjera të rajonit, që sot e kanë çmimin deri 30-40% më të ulët dhe cilësinë mjaft më të mirë sesa Shqipëria.
Konfindustria thekson se ky instititucion shërben edhe si garantues i suksesit të politikave mbrojtëse fiskale mbrojtëse. “Politikat ekzekutive dhe agjencitë rregullatore në tregun e karburanteve kanë dështuar plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe kanë lejuar praninë e grupimeve me shenja të qarta të tipit kartel dhe oligopol me shenja të korrupsionit “”kapje të shtetit”. Pasojat e keq ndërtimit të tregut të kartel të karburanteve janë shkatërruese në afatgjatë për ekonominë, biznesin dhe qytetarët”, thuhet në njoftim.
Sipas konfindustrisë, rritja e çmimit të karburanteve dhe energjisë, që ka filluar nga muaji shtator 2021 dhe në vazhdim, është shkaku kryesor i tejkalimit të inflacionit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë në mbi 3,8%, çmimeve të shportës bazë, rritjes së kostove të bizneseve me rrezik deri në falimentim dhe goditje të fuqisë konkuruese të ekonomisë kombëtare. Konfindustria vë ne dukje se gjatë muajit shkurt 2022 çmimi i naftës në tregun shqiptar arriti në nivelet më të larta historike dhe me kahje në rritje të mëtejshme, nëse nuk merren politikat mbrojtëse.