zoom

Aktualitet

Koncesionet skandaloze të Shëndetësisë, ish-ministri Beqaj përsëri në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të masës së sigurisë së detyrimit me paraqitje.

Teksa çdo javë Beqaj paraqitet në SPAK, ndaj tij ka nisur edhe një hetim i gjerë pasuror në dyshime me abuzimet në agjencinë shtetërore SASPAK.

Ai i ka mohuar akuzat, kurse BKH zbarkoi javën e kaluar në kompaninë farmaceutike “Delta”, duke e kthyer përmbys, për të gjetur dokumente dhe materiale kompromentuese, që implikojnë direkt në aferë dhe aksione ish-ministrin.

Bëhet fjalë për koncesionet e Shëndetësisë, si CheckUp dhe Sterilizimi apo dhe tenderi i barnave. Hetimet janë shtrirë deri në Poloni, ku besohet se janë kryer veprime të fshehta me shitje e blerje aksionesh mes biznesmenëve.

Hetuesit konfirmuan se hetimet për këtë dosje po bëhen në modelin ndërkombëtar të “rrethit të qepës”, gjurmë pas gjurme dhe dokument pas dokumenti, duke kryer edhe sekuestrime, ndërsa ka edhe përgjime telefonike. /ZOOM.AL/