Aplikacion
Ankesa e parë u depozitua javën e kaluar nga grupi reggae nga Florida, Artikal Sound System dhe pretendon se Dua Lipa ka vjedhur këngën e tyre të vitit 2017 “Live Your Life”.
Një ankesë e dytë është paraqitur nga kompozitorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer. Ata pretendojnë se Levitating ka kopjuar Wiggle dhe Giggle All Night, një këngë disko e vitit 1979, si dhe këngën e vitit 1980 Don Diablo – një këngë për të cilën çifti mban të drejtën e autorit sepse kishte shkelur Wiggle dhe Giggle All Night.
Levitating, arriti kulmin kur u rendit në vendin e dytë në Billboard’s Hot 100 dhe u emërua kënga numër një në Hot 100 të vitit 2021. Sipas Billboard,kjo është kënga që ka qëndruar më gjatë në top 10 nga një artiste femër. Këto padi vijnë në mes të një tjetër beteje ligjore të profilit të lartë në fushën e shkeljes së të drejtave të autorit në muzikë./L.K
/Zoom.al