zoom

Politikë

Komisioni i Rithemelimit: Ndryshimet rrënjësore që kemi bërë në rregulloren për zgjedhjet

Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku kanë njoftuar ndryshime në rregulloren e zgjedhjeve për kryetar, edhe pse deri tani në garë është Sali Berisha.

Eno Bozdo: Rregullorja ka disa ndryshime drastike që sigurojnë një proces të drejtë për të gjithë kandidatët, rregullorja në parimet e përgjithshme mbi të gjitha sanksionon kontroll të njëjtë të kandidatëve mbi procesin zgjedhor. Kandidatët ftohen që të prezantojnë platformën e tyre, në të gjitha degët e bazës, kandidatët mund të ketë një vëzhgues pranë komisionit për organizimin e zgjedhjeve. Çdo kandidat ka të drejtë që të kenë një komisioner në tavolinën e votimit, për të ndjekur nga afërtë gjithë procesin.