zoom

Bota

Kombet e Bashkuara: Synojmë të mbledhim më shumë se 1 mld dollar donacione për Ukrainën

Kombet e Bashkuara thonë se synojnë të mbledhin më shumë se 1 miliard dollar donacione për ndihmë humanitare në Ukrainë gjatë tre muajve të ardhshëm.

Deklarata është bërë nga shefi humanitar i kësaj organizate Martin Griffiths i cili deklaroi se shuma e saktë do të përcaktohet në vijim por do të jetë diçka më shumë se 1 miliard dollarë.

OKB njoftoi dje se do të ndajë 20 milionë dollarë për të zgjeruar operacionet e saj humanitare në vend.

Edhe përpara se Rusia të niste sulmin e saj, OKB kishte vlerësuar se rreth 3 milionë njerëz kishin nevojë për ndihmë pas vitesh luftimesh midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe qeverisë ukrainase në lindje të vendit.