zoom

Aktualitet

Kohë pandemie! Nën masat antiCovid-19, nis sot viti i ri shkollor

Këtë të hënë nis viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar. Sërish nën respektimin e masave antiCovid-19, rreth 480 mijë nxënës pritet të nisin vitin e ri shkollor, mes të cilëve mbi 30 mijë do të ulen për herë të parë në banka.

Mësimi do të zhvillohet me një deri në katër turne, ndërsa orët do të zgjasin nga 25 deri në 45 minuta, në varësi të kapacitet të shkollës.

Në ndryshim nga viti i kaluar, mësuesit do të rikthehen në klasa të vaksinuar, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, do të duhet të paraqesin test COVID çdo javë për të treguar se nuk janë të infektuar nga virusi.

Ndërkohë ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ka uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor dhe i ka këshilluar të zbatojnë masat antiCovid.

Më i vështirë, ky vit me kushtet e pandemisë duket se do të jetë në shkollat e Tiranës, ku pritet të nisin mësimin rreth 75 mijë nxënës.