Aplikacion
Emri dhe figura e saj është prezente kudo dhe Klaudia shkëlqen në çdo hap që hedh. Së fundmi, artistja shqiptare është bërë pjesë e videoklipit të artistit italian Aka7even, i cili u bë shumë i njohur nga spektakli “Amici”, në të cilin edhe Klaudia ka konkurruar si balerinë.
Aka7even ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili u kthye menjëherë në trend në rrjete sociale dhe tashmë renditet si kënga më e mirë e verës së 2021-it. Videoklipi paraqet një atmosferë shumë të ngrohtë, festive, tipike për ditët e nxehta të verës dhe protagonistja kryesore në të është Klaudia Pepa. Balerina shqiptare nuk ka kaluar pa u vënë re dhe të gjitha mediat italiane i kanë kushtuar nga një artikull special pjesëmarrjes së saj në videoklipin e artistit italian.
Në fakt kjo nuk ishte hera e parë që Kaludia Pepa bëhej pjesë e klipit të një këngëtari italian. Pak muaj më parë ajo u shfaq në projektin e ri muzikor të Fabrizio Moros, në këngën “Voglio stare con te”. Në të Klaudia ka rolin e një vajze, që shfaqet në stade të ndryshme të jetës, e cila dashuron kërcimin, por ka frikë ta shohin të tjerët. Ndërsa i dashuri i saj gjen një mënyrë shumë romantike për ta admiruar në heshtje pasionin e partneres për kërcimin.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë