zoom

Bota

Kishte destinacion Evropën, kapet sasia më e madhe e drogës në Republikën Domenikane

Kishte destinacion Evropën, kapet sasia më e madhe e drogës në Republikën Domenikane

Autoritetet në Republikën Domenikane ka konfiskuar sasinë më të madhe të kokainës ndonjëherë në vend.

E fshehur në një ngarkesë banane, zyrtarët gjetën 9.500 kg drogë në një port në kryeqytet, Santo Domingo.

Kokaina ishte fshehur në 320 thasë dhe ka vlerësohet se në treg ka një vlerë prej 250 milionë dollarësh.

Të paktën 10 persona të lidhur me portin janë nën hetim. Raportohet se bananet kishin mbërritur në port nga Guatemala, sipas Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit të Drogës.

“Shumë persona ende të identifikuar u përpoqën të transportonin drogën në një kontejner tjetër që do të dërgohej me një anije në Belgjikë”, tha Carlos Denvers.

Transporti tejkalon sasinë prej 2.580 kg sekuestrimin e bërë nga autoritetet dominikane në të njëjtin port në 2006.

Agjencitë monitoruese kanë raportuar se Karaibet po rishfaqet si një rrugë kryesore e trafikut të drogës nga Kolumbia në Evropë.

Një raport i vitit të kaluar zbuloi se përdorimi i kokainës po rritet në disa vende të Evropës Perëndimore, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Belgjikën, Francën dhe Spanjën.

Evropa përbënte 21% të përdoruesve të kokainës në botë në vitin 2020, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara .