zoom

Aktualitet

Kishte bërë namin me vjedhje banesash në Sarandë, prangoset “skifteri” 40-vjeçar

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për vjedhjen e disa banesave në Sarandë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Andon Qurku.

Autor i dyshuar i vjedhjeve në 4 banesa në Sarandë, gjatë muajve të fundit, 40-vjeçari u identifikua dhe kap sot.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje në banesat e tyre, në qytetin e Sarandës, identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin A. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë”, tha policia vendore.

Po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/