Aplikacion
“Kishte tre ditë. E kanë gjetur fqinjët. Sot e mësova, kishte tre ditë. Ajo jetonte vetëm vetëm”, shprehet e moshuara.
Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë u gjet e vdekur në banesën e saj në Himarë, pranë kazanëve të rakisë, ndërsa trupi i saj kishte nisur te dekompozohej.
E moshuara jetonte vetëm, ndërsa besohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e arrestit kardiak. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.