zoom

Bota

Kina jeton në një tjetër dimension! Gati taksitë e para ajrore

Kina është një hap para kur bëhet fjalë për teknologjinë. Kur ne diskutojmë akoma për linjat e autobusëve, në Kinë është shumë pranë përdorimi i taksive ajrore.

Kompania “Ehang” ka marrë një certifikatë të vlefshmërisë ajrore nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës për taksitë fluturuese, që transporton dy pasagjerë.

“Ehang” pretendon se është e para në botë që merr një certifikatë të tillë, e cila i lejon asaj të fluturojë me avionë autonomë elektrikë (eVTOL) në Kinë.

Kompania është ende duke vlerësuar se në cilin qytet në Kinë kompania do të nisë fluturimin e saj të parë të pasagjerëve me taksi ajrore dhe nuk pranoi të ndajë një datë specifike.