zoom

Politikë

Kim: Kundërshtarët e reformës në drejtësi duan që të dështojë! Duan të fshehin veprimet korruptive

Diplomatja amerikane, Yuri Kim, në 110 vjetorin e themelimit të Gjykatës së Lartë,  u shpreh se kundërshtarët e reformës në drejtësi duan që ajo të dështojë, për shkak se duan të fshehin veprimet e tyre korruptive dhe të vazhdojnë të bazohen në pandëshkueshmëri.

Ajo theksoi se “duhet të jemi të kujdesshëm ndaj këtyre rreziqeve që shfaqen”, ndërsa shtoi se është e rëndësishme që të gjithë të përkushtohen në këtë detyrë.

Yuri Kim: Duhet të jemi ende më të kujdesshëm për rreziqet që shfaqen përpara Reformës në Drejtësi. Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi duan që ajo të dështojë, pasi po shohin se ajo po funksionon. Ata do të donin të fshinin veprimet e tyre korruptive, duan të jenë në gjendje të vazhdojnë të bazohen në pandëshkueshmëri.

Kjo është një shenjë që Reforma në Drejtësi po funksionon me të vërtetë, por tregon gjithashtu se sa e rëndësishme është që të gjithë ne së bashku, Gjykata e Lartë, SHBA-të, BE dhe të gjitha vendet partnere tonat të qëndrojmë të përkushtuar ndaj kësaj detyre. Ju mund të keni sa më shumë mbështetje ndërkombëtare, por në fund i përket drejtuesve shqiptarë, Shqipërisë, ne do ju vazhdojë t’ju mbështesim, ua premtoj. Kjo nuk ka për të ndryshuar.

Themeli i Reformës në Drejtësi në Shqipëri është ndarja e gjyqësorit nga ndikimi politik, por është e pamundur nëse mbizotërojë modelet e vjetra.

Nuk duhet të vazhdojë. Janë vendosur të gjithë mekanizmat ligjor për të vendosur një sistem drejtësia bazuar në mekanizmat e shtetit të së drejtës.

SHBA-të mbeten të përkushtuara për të mbështetur drejtësisë. Puna që po bëni është thelbësore për këtë.