zoom

Të gjitha

Kim Kardashian flet për divorcin, problemet me Kanye-n dhe prindërimin: ‘Kam zgjedhur veten’

Në kopertinën e Vogue për muajin mars, manjatja 40-vjeçare dhe nëna e katër fëmijëve flet për ndryshimet në jetën e saj.

“Për kaq shumë kohë, bëja gjithë çfarë i bënte të tjerët të lumtur dhe mendoj se në dy vitet e fundit vendosa që të bëja veten të lumtur,” tha ajo. “Dhe është shumë ndjesi e bukur. Edhe nëse kjo krijoi ndryshime dhe shkaktoi divorcin, mendoj se është e rëndësishme të jesh e sinqertë me veten për atë që të bën vërtet të lumtur.”

Kim paraqiti një kërkesë për divorc nga Kanye “Ye” West në shkurt të vitit 2021.

Duke vënë në dukje se të 40-at e kanë bërë që të mendojë për veten, Kim thotë se ka në plan të “ushqehet mirë, të stërvitet, të argëtohet më shumë” dhe “të kalojë më shumë kohë me fëmijët dhe njerëzit që e bëjnë të lumtur”.

Kim Kardashian flet për divorcin, problemet me Kanye-n dhe

FOTO: CARLIJN JACOBS

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëprindërimit me Kanye West. “Mund të jesh shumë e lënduar ose e zemëruar me ish-in tënd, por mendoj se përpara fëmijëve duhet të thuash gjithmonë ‘Babai yt është më i miri.’ Sigurohuni që të nxisni bashkëprindërimin, pavarësisht se çfarë jeni duke përjetuar personalisht,” tha Kim për qasjen e saj.

Ndonëse ajo nuk ka folur kurrë publikisht për situatën e Kanye-s me fëmijët, javën e kaluar dha një deklaratë të rrallë publike pasi reperi pretendoi se vajza e tyre 8-vjeçare, North, ka një llogari në TikTok pa miratimin e tij.

“Sulmet e vazhdueshme të Kanye-s nëpër intervista dhe rrjete sociale lëndojnë më shumë se gjithçka që North poston në llogarinë e saj të TikTok-ut. Si prindi të cilit i është dhënë përgjegjësi e plotë për t’u kujdesur për fëmijët tanë, unë po bëj më të mirën për të rritur dhe mbrojtur vajzën tonë, duke i dhënë asaj mundësinë të shprehet dhe të krijojë: gjëra që e bëjnë të lumtur,” tha Kim. “Divorci është mjaftueshëm i vështirë për fëmijët tanë dhe fiksimi i Kanye-s për të kontrolluar dhe manipuluar situatën po krijon dhimbje për të gjithë.”

Menjëherë pas publikimit të intervistës dhe kopertinës, Kanye postoi në Instagram fotot e Kim me fëmijët duke shkruar, “Zot, të lutem bashkoje familjen tonë.”