zoom

Lajme

Kiara Tito humb njeriun e shtrenjtë: Do më mungojë pëqafimi yt

Kiara Tito humb njeriun e shtrenjtë: Do më mungojë pëqafimi yt

Moderatorja Kiara Tito, po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj personale.

Ajo ka njoftuar se gjyshja e saj, Maria, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare.

Përmes disa postimeve në “Instastory”, Kiara ka ndarë disa momente të veçanta familjare, duke shprehur dhimbjen e saj. Në një nga fotot, ajo shfaqet gjatë periudhës së shtatzënisë, e ulur pranë gjyshes, ndërsa në një tjetër, vajza e saj Luna Mari përqafohet me stërgjyshen.

“Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë përgjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe”, shkruan Kiara Tito.

Postime të lidhura