zoom

Politikë

Kërkesa e PS-së, Etika përjashton për 10 ditë deputetët e opozitës nga parlamenti

Pas kaosit në seancën e miratimit të Buxhetit, është vendosur përjashtimi për 10 ditë nga punimet e Kuvendit 7 deputetët e opozitës.

Më kërkesë të mazhorancës, janë përjashtuar deputetët Ervin Salianji, Lefter Gështnja, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Isuf Çelaj, Luan Baçi dhe Xhelal Mziu.
Sekretariati i Etikës ka miratuar sot vendimin pas incidenteve të 4 dhjetorit. Qeveria miratoi në 7 minuta nen pvr nen buxhetin dhe paketën Fiskale 2024.
Të vetmit demokratë që dolën kundër protestës së opozitës dhe morën pjesë në votim ishin 4 deputetët që njohin kryetar Lulzim Bashën. Flutura Açka, Merita Bakiu, Andia Ulliri dhe Selaudin Jakupllari votuan kundër buxhetit.