zoom

Aktualitet

“Kep Arapi” i kërkon GJKKO-së lirimin si i sëmurë, ngrihet grupi i ekspertëve. Për çfarë akuzohet

Rexhep Arapi, i njohur si ‘Kep Arapi’ dhe drejtues i një prej grupeve të dyshuara kriminale në aksin Durrës-Shijak, i kërkon Gjykatës së Posaçme zbutjen e masës se sigurisë për arsye shëndetësore.

Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë një grup ekspertesh nga Mjekësia Ligjore (IML), për të përcaktuar gjendjen shëndetësore, me një ekzaminim të detajuar.

‘Kep Arapi’, nipi i tij Algert Rapi, ish-shefi i Komisariatit nr. 6 në Kombinat, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermëni, sipas dosjes hetimore të SPAK, akuzohen se krijuan kushte për vrasjen e Xhevdet Plakut, për motive hakmarrje.

Plaku gjithashtu ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe me precedentë penalë, kurse së fundmi dyshohet si drejtues i një karteli shqipfolës në Holandë.

Atentati do të bëhej për larje hesapesh dhe hakmarrje për ngjarjet e vjetra, por dështoi në momentin e fundit. /ZOOM.AL/