zoom

Stil

Keni plane të nisnin palestrën? Disa këshilla që të mos hiqni dorë shpejt

Keni plane të nisnin palestrën? Disa këshilla që të mos hiqni dorë shpejt

Nëse keni plane të nisni palestrën, atëherë është vendimi i duhur. Mirëpo, nëse jeni nga ato njerëz që vullneti ikën me kalimin e kohës, atëherë ne kemi disa këshilla për ju se si ta merrni më lehtë palestrën që të mos ju kthehet në stres.

Kombinoni ushtrimet me kënaqësinë. Kombinimi i ushtrimeve me një aktivitet të preferuar mund t’ju vijë në ndihmë. Për shembull, mund të vendosni kufjet tuaja dhe të shijoni podcast-in e preferuar teksa bëni një shëtitje të gjatë ose gjatë stërvitjes në palestër.

Mos e trajtoni si detyrim. Ndryshe nga detyrimet që zakonisht duam t’i shmangim, trajtimi i stërvitjes si një “date” për të cilin jemi kujdesur që gjithçka të shkojë mirë, nxjerr në pah anën e saj të këndshme dhe të dobishme, pasi shërben si një lëvizje për mirëqenien fizike dhe mendore.

Gjeni motivimin tuaj personal. Pse zgjodhët të ushtroheni? Qëllimet dhe motivet mund të ndryshojnë. Shumica e njerëzve duan të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe të bëhen më atletikë.

Gjeni ‘fillimin’ tuajin. Kjo është ajo që Dr. Kompf e quan “hapi i parë”, “hapi i fillestarit”. Niseni gradualisht që të mos dorëzoheni që në fillim.