Aplikacion
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për të paralajmëruar qytetarët mbi një formë të re mashtrimi kibernetik që po qarkullon përmes mesazheve në telefonat celularë.
Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për SMS të rreme që pretendojnë se qytetarët kanë gjoba të papaguara për shkelje të qarkullimit rrugor dhe i nxisin ata t’i shlyejnë online.
Policia sqaron se këto mesazhe nuk janë të dërguara nga institucionet shtetërore dhe përbëjnë tentativa “phishing”, me synim marrjen e të dhënave personale dhe financiare të përdoruesve. Linku që shoqëron mesazhin i çon qytetarët drejt një faqeje të falsifikuar, e cila imiton në pamje faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, duke përdorur logo, simbole dhe elemente grafike mashtruese.
Në fazën e parë, përdoruesve u kërkohet të vendosin numrin e telefonit për verifikim, më pas numrin e targës së automjetit dhe në fund të dhënat bankare, me pretendimin për kryerjen e pagesës së gjobës. Policia thekson se kjo faqe përdor një adresë interneti të rreme, e cila nuk i përket asnjë institucioni shtetëror dhe synon vetëm përvetësimin e të dhënave sensitive.
Autoritetet bëjnë me dije se Policia e Shtetit nuk kërkon asnjëherë pagesa gjobash apo konfirmime identiteti përmes linkeve të dërguara me SMS, email apo rrjete sociale. Qytetarët këshillohen të mos klikojnë lidhje të dyshimta, të mos japin informacione personale apo bankare në faqe jozyrtare dhe të verifikojnë çdo informacion vetëm përmes kanaleve zyrtare./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari