zoom

Slider

Keni miq, por ndiheni të vetmuar? Përgjigja qëndron në tru

Në një botë me teknologji inovative komunikimi dhe platforma të rrjeteve sociale, si ndodh që disa njerëz ndihen të vetmuar? E megjithatë, siç zbulon një studim i ri, pavarësisht se mund të kenë shumë miq  ka të ngjarë të ketë raste kur ndihen shumë të vetmuar. Por si shpjegohet kjo

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore kanë zbuluar se vetmia që njerëzit ndjejnë mund të tregojë ndryshime në funksionin e trurit dhe mënyrën se si ata e perceptojnë botën përreth tyre.

Për të arritur në këtë përfundim, ekipi mori në studim 63 studentë të vitit të parë të kolegjit. 

Gjatë testeve të trurit, pjesëmarrësit shikuan 14 video tërheqëse dhe më pas, duke përdorur shkallën e vetmisë së UCLA, u përgjigjën se sa socialë ndiheshin. Studiuesit mblodhën të dhënat dhe pjesëmarrësve iu kërkua të listonin emrat e studentëve me të cilët ishin afruar, njerëzit me të cilët rrinin dikur dhe ata me të cilët shoqëroheshin gjatë atij viti të parë akademik.

Pjesëmarrësit në hulumtimin e ri u ndanë në dy grupe. ‘Grupi i vetmisë’ përbëhej nga njerëz që kishin rezultate të larta në shkallën e vetmisë, ndërsa ata me rezultate të ulëta vendoseshin në ‘grupin social’.

Duke ekzaminuar rrezet X të trurit, studiuesit gjetën ndryshime në aktivitetin e trurit midis dy grupeve. Dallimet lidheshin kryesisht me dy zona të trurit: rrjetin e funksionit të paracaktuar (d.m.th. funksioni i trurit i lidhur me interpretimin e tregimeve dhe marrëdhënieve shoqërore) dhe rrjetin e shpërblimeve.

Studiuesit argumentuan se njerëzit që ndihen të vetmuar i përpunojnë gjërat në një mënyrë të veçantë, kjo është arsyeja pse ata shpesh ndihen të keqkuptuar dhe të margjinalizuar nga të tjerët.

Ne zbuluam se ata që ndihen të vetmuar e perceptojnë botën përreth tyre shumë ndryshe, pavarësisht se sa shumë ndërveprojnë me të tjerët dhe sa miq kanë ,” komentoi Elisa C. Baek, një studiuese në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe autore kryesore e studimin. “Një skenar është që njerëzit që ndihen të vetmuar i interpretojnë situatat ndryshe, gjë që mund t’i vështirësojë marrëdhëniet e tyre shoqërore.”

Një tjetër mundësi e mundshme është që vetmia mund të ndikojë në mënyrën se si njerëzit mendojnë ndonjëherë.

Studiuesit theksojnë se kërkimet e mëtejshme se si funksioni i trurit ndikon në ndjenjat e vetmisë mund të ndihmojë në zhvillimin e mënyrave efektive për të reduktuar izolimin social.