zoom

Të gjitha

Ronela Hajati humb njeriun e dashur

Ronela  Hajati është një nga këngëtaret më të preferuara të të gjithë publikut shqiptar. Megjithatë, së fundmi, artistja shqiptare ka ndarë një lajm të hidhur për të me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale lidhur me ndarjen nga jeta të gjyshes së saj.

Këtë gjë ajo e ka njoftuar nëpërmjet një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram”, ku ka ndarë dedikimin emocionues për të ndjerën.

“Gjyshka ime e dashur, tema e çdo humori në shtëpi… s’u ngopëm kurrë me mirësinë tënde! Zoti të ka pranë vetes dhe ne gjithmonë pranë zemrës!”- ka shkruar ajo.

Rikujtojmë se Ronela do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurovision” të 2022. Pavarësisht se fitoi çmimin e parë, si në çdo vit edhe në këtë festival pati konstatime. Edhe pse klikimet në “Youtube” janë të shumta dhe shumë njerëz e kanë mbështetur, nuk kanë munguar komentet negative nga publiku, por edhe nge vetë artistë të tjerë, të cilët nuk e kanë suportuar fitoren e Ronelës./L.K

/Zoom.al