Aplikacion
Që në fillim të bisedës, Ylli zbuloi se është duke punuar me një projekt që lidhet me Top Media-n në tërësi.
“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.
Ylli Limani gjithashtu komentoi edhe videon ‘virale’ ku teksa ushtarët shfaqeshin duke përqafuar të dashurat e tyre për t’u nisur në luftë, kënga e artistit ishte e montuar në video që u shpërnda kudo, madje dhe nga Kourtney Kardashian.
“Jam menduar disa orë a ta postoj apo jo se më dukej që fitova pikë prej një situate të tillë. Kur e pashë këngën ‘Vonë’ që u shpërnda në gjithë botën. Kjo është këngë që ka lindur para 4 viteve.”, tha këngëtari./ L.K
Zoom.al