Aplikacion
Don Xhoni publikoi këngën “Crypto” të shoqëruar me klip e që po pritet mirë nga publiku, brenda vetëm një dite ka grumbulluar një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.
Këtij suksesi i është gëzuar vet reperi, i cili e ndau lajmin me ndjekësit e tij në Instagram ku ka mbi 700 mijë të tillë. “Një milion, një ditë, çka me thënë? Me hiphop/drill duke thyer rekorde, çka kena me bë me hite tjera”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.
Ndërkohë, krahas projekteve reperi mbette i angazhuar gjatë kësaj kohe edhe me koncerte./L.K
/Zoom.al
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike