zoom

Stil

Kejsi Tola dhe Samanta Karavella tërhiqen nga “Festivali i këngës”, përse ky vendim i papritur?

Edicioni i 62 i “Festivalit të këngës” ka nisur. Si çdo vit nuk kanë munguar polemikat.

Deri më tani është bërë e ditur se dy nga pjesëmarrëset në festival Kejsi Tola dhe Samanta Karavella janë tërhequr, duke lënë kështu në mes garën.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi të papritur të këngëtareve.

Por pas vendimit të artistëve për të lënë përgjysëm konkurimin në rrjet kanë shpërthyer kritikat. Sipas njerëzve në rrjetet sociale, çmimi i është premtuar Elsa Lilës e për këtë arsye vajzat janë tërhequr nga gara.

Vajzat kanë konfirmuar largimin nga edicioni i 62 të Festivalit të Këngës por asnjëra prej tyre nuk është prononcuar në media për arsyet që i kanë çuar të lënë garën në mes.

Sakaq kujtojmë që disa ditë më parë RTSH shpalli listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit.

Lista e plotë

Besa Krasniqi – Esenciale
Eldis Arnjeti – Një kujtim
Elsa Lila – Mars
Erina dhe The Elementals – Jetën n’Skaj
Jasmina Hako – Ti
Jehona Ponari – Evol
Olimpia Smajlaj – Asaj
Sergio Hajdini – Uragan
Shpat Deda – S’mund të fitoj pa ty
Tri Gjoci – Në ëndërr
Martina Serreqi – Vetëm ty
Big Basta dhe Vesa Luma – Mbinatyrale
Festina Mejzini – Melos
Mal Retkoceri – Çmendur
Michela Paluca – Për veten
Santino De Bartolo – Dua të rri me ty
Stivi Ushe – Askush si ty
Kleansa Susaj – Pikturë
Kastro Zizo – 2073
Andi Tanko – Herë pas here
Anduel Kovaci – Nane’
Arsi Bako – Zgjohu
Besa Kokëdhima – Zemrën n’dorë
Bledi Kaso – Çdo gjë mbaroi
Melodajn Mancaku – Nuk jemi ne
Olsi Ballta – Unë
Troy Band – Horizonti i ëndrrave
Luan Durmishi – Përsëritja
Sardi Struga – Boshatisur

Drejtori artistik, Bojken Lako, është shprehur se këtë vit procesi i përzgjedhjes ka ardhur me risi.

“Këtë vit këngët janë dëgjuar me numra, jo me emra autorësh, kompozitorësh dhe krijuesish që votimi të ishte sa më i drejtë dhe sa më i pandikueshëm.”

Drejtori Lako ka theksuar se rrymat muzikore pjesëmarrëse janë nga më të larmishmet, por pa i ikur tabanit shqiptar.

Festivali i Këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Votimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar: Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special dhe juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera.