zoom

Aktualitet

Karantinë për emigrantët 5 ditë para zgjedhjeve, reagon Meta: Pengesë artificiale

Presidenti Ilir Meta u ka nisur një kërkesë institucioneve për vendimin e Komitetit të Ekspertëve për karantinën 14-ditore të emigrantëve.

Përmes një deklaratë nga Presidenca, bëhet me dije se kreu i shtetit ka marrë një ankesë nga shoqata e emigrantëve në Greqi, të cilët e konsiderojnë vendim politik karantinën vetëm pesë ditë para zgjedhjeve.

Pas kësaj ankese, Meta i ka dërguar letër Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe organeve drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.