Aplikacion
Sipas dosjes hetimore, rezulton se “Basku” më datë 26 shkurt 2019, ka tentuar trafikune drogës. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Madridit, kur autoritetet në valixhet e shtetasit Roberto Basco, kanë gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë (me peshë totale rreth 5.6 kg), që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen. Ndërkohë po vijon puna për ekstradimin e tij në Spanjë.
“Policia Kufitare Durrës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, finalizoi operacionin e koduar “Porta”. Gjatë operacionit është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi italian Roberto Basco, 59 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 19.09.2019, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim”, tha policia. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë