zoom

Aktualitet

Bullgaria e kërkonte për tentativë vrasjeje dhe grabitje, kapet në Portin e Durrësit kosovari

Policia e Durrësit bëri me dije sot se ka arrestuar një shtetas kosovar, 61-vjeçar, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda.

Efektivët shprehen se kosovari ishte në kërkim për tentativë vrasje dhe grabitje.

“Ndalohet në dalje të Shqipërisë, një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari, për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.

Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më tej sqarohet se ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “arrest në burg”, për veprat penale “vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “vjedhja në rrethana rënduese”.

Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura