Aplikacion
Burime nga pika kufitare e Kakavijës, bëjnë me dije se pala shqiptare punon me 4 sportele ndërsa ajo greke me 1 të tillë, çka konsiderohet edhe arsyeja kryesore e krijimit të kësaj situate pa përmendur këtu faktin se çdo shtetas që hyn në territorin grek duhet të kryeje rapid test, i cili vërteton se individi nuk është i prekur me covid 19.
Pika kufitare e Kakavijës është dogana më e madhe tokësore në jug të vendit dhe referuar viteve të kaluara, gjithmonë gjatë muajit gusht është përballur me fluks të shtuar të emigrantëve të cilët jo pak herë kanë qenë të detyruar të qëndrojnë me orë të tëra mes temperaturave të larta, në pritje për të kaluar kufirin. Situata më e rëndë gjatë viteve të fundit u shënua gjatë verës së kaluar, ku radhët shkuan në disa kilometra e për fat të keq një fëmijë 10 vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik teksa priste në radhë.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë