zoom

Të gjitha

“Ka qenë tërheqje fizike, por…”/ Beniada zbulon arsyen e ndarjes së Donaldit me Beatrixën

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, ka folur së fundmi për raportin e Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas modeles së njohur, aktori i humorit u mërzit shumë kur këngëtarja e njohur nuk shkoi në shtëpinë e BB VIP, së bashku me disa ish-banorë të tjerë.

E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Beniada u shpreh se Donaldi ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe ndonjëherë kjo është e pamjaftueshme.

“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lot. Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, u shpreh ajo.

Rikujtojmë se brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” lindi një histori dashurie mes Donaldi dhe Beatrix-it, një histori shumë e gjykuar për shkak të raportit të mëparshëm të Donaldit me ish-të dashurën e tij, Bora Zemanin.

Jashtë prisnim që të shihnim se si do të shkonte marrëdhënia e tyre, por duket se nuk zgjati shumë.

Ata nuk u takuan në afterparty-n e organizuar nga Top Channel duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.