zoom

Të gjitha

“Ka ikur në Dubai me të dashurin”, Beatrix kapet me opinionisten e Big Brother: Hera e fundi …

Padyshim që ky Big Brother ka qenë me plot emocione për Beatrix Ramosajn. Pasi përjetoi dashurinë e saj brenda mureve të shtëpisë vip me aktorin e humorit, Donald Veshaj, kur ky i fundit ishte në një marrëdhënie të komplikuar dashurie me moderatoren Bora Zemani, duket se këngëtarja po përjeton sërish momente tensioni në jetën reale. Ndonëse nga shumë u kritikua dhe nga shumë të tjerë u përkrah, Beatrix sërish po përballet edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Gjithçka ka nisur pasi këngëtarja nuk pranoi që të ishte për një darkë brenda shtëpisë së Big Brother, pasi i kishte ngelur qejfi me një shaka ku ishte përmendur ish-e dashura e Donaldit, Bora. Fill pas këtij episodi doli edhe lajmi se Beatrix kishte ikur për disa ditë pushime në Dubai.

Por në faqen e saj zyrtare në Instagram, Beatrix ka publikuar disa screanshote, ku shfaqet biseda e opinionistes së Big Brother, Balina Bodinaku, që flet me dikë tjetër, ndërsa shkruan se këngëtarja kishte ikur në Dubai me të dashurin. Teksa nuk dihet nëse ky është profili i vërtetë i Balinës, Trixa nuk është përmbajtur dhe ka ka shpërthyer kundër saj. Sipas Trixës kjo nuk është hera e parë që opinionistja ka shpifur për të, ndërsa shkruan se tashmë ka ardhur koha që ajo t’i dalë zot vetes.