zoom

Lajme

Jose Mourinho shtiret sikur është në gjumë pas pyetjes së gazetarit

Rangers mposhti Fenerbahcen 3-1 në Stamboll, në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Evropës dhe ua vështirësoi shumë turqve udhëtimin në Glasgow për ndeshjen e kthimit javën e ardhshme.

Jose Mourinho, në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes dhe humbjes së skuadrës së tij, na ka dhuruar një tjetër shfaqje unike ndër të shumtat që ka dhënë në karrierën e tij të gjatë.

Portugezi nuk ishte në humor për shumë fjalë dhe një gazetar i bëri një pyetje të gjatë në lidhje me imazhin e skuadrës së tij dhe revanshin në “Ibrox Park”.

“Special One” ka reaguar ndaj kësaj pyetjeje duke u shtirur si në gjumë, duke mbështetur fytyrën në pëllëmbën e dorës dhe duke mbyllur sytë. “Koka ime nuk mund ta përballojë këtë. Jam i lodhur, shok. Pas 90 minutash nuk mund t’i dëgjoj të gjitha këto. Jam shumë i lodhur”, u përgjigj Mourinho, duke e ndalur befas pyetjen e gazetarit.