Aplikacion
Përplasja mes rivalëve të mëdhenj Fenerbahçe dhe Galatasaray në çerekfinalet e Kupës së Turqisë Ziraat shkaktoi tensione edhe jashtë fushës.
Pas ndeshjes, e cila u mbyll me fitoren 2-1 të Galatasarayt, tensionet mes trajnerëve arritën kulmin.
Jose Mourinho ka shkuar tek Okan Buruk duke i shtrënguar hundën, ndërsa ky i fundit rrëzohet në tokë.
Trajneri, i cili qëndroi për një kohë të shkurtër në tokë, më pas u ngrit në këmbë dhe me ndihmën e lojtarëve u largua në fushë.
Ndërkohë që u vu re se lojtarët e Galatasaray ishin mjaft të zemëruar, një nga emrat e parë që i erdhi në ndihmë Buruk ishte lojtari i Fenerbahçes, İrfan Can Kahveci, i cili ishte pranë Jose Mourinhos.
A post shared by Golevra (@golevra)
