zoom

Bota

Joe Biden bën gafën e radhës, ngatërron emrin e kryeministrit të ri britanik

Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë një tjetër gafë, teksa ngatërroi emrin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Biden ishte duke folur në një fjalim të tij nga Shtëpia e Bardhë dhe teksa uroi kryeministrin e ri të Britanisë, e quajti Rashi Sanuk, në vend që ta quajë Rishi Sunak.

Kjo gafë vjen pas disa gafave të njëpasnjëshme të presidnetit amerikan, çka po u lë hapsirë kundërshtarëve të tij të ngrenë pikëpyetje lidhur me shëndetin dhe aftësitë drejtuese të tij.

Kujtojmë Rishi Sunak u emërua si kryeministër i Britanisë së Madhe pasi ishte i vetmi kandidat që mori mbështetje nga më shumë se 100 deputetë të Partisë së tij Konservatore.