zoom

Slider

Jo vetëm Bayern, klubi i madh europian rifutet në garë për shërbimet e Kane

Paris Saint-Germaini nuk është dorëzuar në garën për transferimin e Harry Kane.

Sulmuesi anglez është i lidhur me një largim nga Tottenham Hotspur.

Bayern Munichi vazhdon të jetë favorit për transferimin e tij, me palët që janë në bisedime të avancuara.

Gjithsesi PSG mbetet me shpresë për të sjellë sulmuesin Kane në “Parc des Princes”.

Afrimi i tij do t’i hapte derën largimit ë Mbappe, i lidhur me Real Madridin.

Kampionët e Ligue 1, janë në procesin e ndryshimeve të mëdha në skuadër, veçanërisht në fazën e sulmit.

Sipas “FootMercato”, parisienët ende po vazhdojnë me përpjekjet që të arrijnë marrëveshjen personale me 29-vjeçarin.

Ndërkaq Dusan Vlahovic është një opsion tjetër për Paris Saint-Germain, nëse dështon përfundimisht misioni për transferimin e Kane. /zoom.al/