zoom

Aktualitet

Jo një por dy përnjëherë, të miturit vjedhin biçikleta në mes të ditës në Tiranë

Hajdutët nuk kanë më frikë. Tashmë nuk zgjedhin vetëm natën, por edhe mesin e ditës për të vjedhur pa u trembur aspak.

Jane publikuar kamerat e sigurisë së një subjekti që tregon se si dy të mitur vjedhin dy biçikleta brenda pak sekondave.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në rrugën “Dritan Hoxha” në afërsi të “Zogut të Zi”.

Dy të miturit kanë arritur që brenda pak sekondave të vjedhin dy biçikletat duke këputur zinxhirin me të cilin ishin lidhur në shtyllë.

Rasti është denoncuar pranë komisariatit nr. 3 në Tiranë. Dyshohet se dy të miturit janë autorë edhe në disa vjedhje të tjera biçikletash në kryeqytet.