zoom

Politikë

“Jam me Covid”/ Mungesa e dëshmitarit në komision, Tabaku: U tremb nga pyetjet

Komisioni Hetimor për Inceneratorët vijon me marrjen e dëshmive sa i takon çështjes së inceneratorëve.

Kryetarja e komisionit ka bërë me dije se sot mungon Loran Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit, i cili ka hezituar të marrë pjesë sot për të dhënë dëshminë e tij duke u justifikuar sipas saj, se është me Covid-19.

Tabaku thotë se ai është stepur, pasi ka parë pyetjet që bëjnë deputetët në këtë komision.

“Në orën 10:00 ne kishim thërritur për të dëshmuar zotin Lorant Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit. Ai kishte dëgjuar që ishte dëshmitar, ne i kishim nisur një shkresë që e kishte sjellë mbrapsht. Na kishte sjellë përgjigje që është shumë i dëshiruar që të vijë në këtë komision, do patjetër që të dëshmojë, kishim rënë dakort që do të vinte ndërsa sot në mëngjes sjell një letër që është me Covid. Kështu sëmuren këta me Covid sa herë ndodh diçka. Ky Komision do të presi 24 orë, do t’i kërkoj Kuvendit që ta riskedulojmë takimin që të komunikojmë me të me një nga platformat e teknologjisë. E pa se çfarë pyetjesh bënin deputetët dhe është trembur dhe nuk do të dëshmojë”, deklaroi Tabaku.