Aplikacion
Autoambulanca dhe turma u mblodhë pranë ndërtesës, që gjendet në një zone të banuar me shumicë sunite në një prej rrugëve të frekuentuara.
Kjo goditje erdhi pasi Tel Avivi sulmoi disa objektiva në mbarë Libanin, duke vrarë dhjetëra persona.
Një fraksion i majtë palestinez në Liban tha se tre anëtarë të tij janë vrarë gjatë sulmit.
Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës theksoi përmes një deklarate se komandantët e tij ushtarakë dhe të sigurisë në Liban si dhe një anëtar tjetër humben jetën gjatë goditjes.
Nga ana tjeter, Irani bëri me dije se nuk do të lërë pa përgjigje asnjë nga ato që i quajti “aktet kriminale” të Izraelit.
Sakaq, Hezbollahu ka marrë goditje të mëdha në strukturën e tij komanduese, përfshirë vrasjen e liderit të grupit, Hassan Nasrallah.
Po ashtu, të dielën ushtria izraelite ka kryer dhjetëra sulme ndaj bazave të rebelëve Huthi në Jemen, në përgjigje të sulmeve të fundit.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë përgjatë kufirit që nga 7 tetori i vitit 2023.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore