zoom

Të gjitha

Iu përmend emri gjatë debatit Einxhel-Donald, reagon Mariana Kondi

Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë pasur një debat shumë të fortë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother. Ata kujtuan mosmarrëveshje dhe pëplasje të vjetra që kanë pasur jashtë “Big Brother VIP”.

Moderatorja dhe aktori i humorit kanë punuar bashkë për një projekt dhe duket se gjërat mes tyre nuk kanë shkuar aspak mirë.

Einxhel e akuzoi Donaldin dhe të vëllanë e tij, Romeon, se e kanë hequr papritur nga puna. Madje ajo nuk e la me kaq, duke shtuar se nuk i kanë dhënë as lekët.

Donaldi nga ana tjetër bëri akuza të rënda ndaj Shkirës, duke i thënë se nuk ishte aspak e disiplinuar në punë.

Teksa debatonin me njëri-tjetrin, Einxhel dhe Donald nuk lanë pa përmendur edhe emra të tretë.

Një ndër emrat që përmenden është ai i aktores së njohur, Mariana Kondi, e cila ka qenë pjesë e projektit të përbashkët të Shkirës dhe Veshajt. Mariana ka reaguar përmes një postimi në “Insta Story” ku shkruan fare shkurt: “Pa fjalë”.