zoom

Aktualitet

Italia e kërkonte për rrëmbim dhe grabitje, gjendet i fshehur në Laç 22-vjeçari

Një i ri i kërkuar nga Italia për rrëmbim dhe grabitje, u kap për ekstradim sot, i fshehur në qytetin e Kurbinit.

Në muajin gusht të këtij viti, Daniel Gjoni, akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve në Itali duke përdorur dhunë ndaj tyre. Gjithashtu, kanë rrëmbyer një person dhe kanë kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij.

I riu nga Laçi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roama më 29 shtator të 2023-shit, pasi gjykata në Milano kishte caktuar në mungesë ndaj tij masën “arrest në burg”. Gjithashtu, kanë rrëmbyer një shtetas dhe kanë kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij.

“Më datë 29.09.2023, 22-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “rrëmbim personi” dhe “vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur, pasi Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të sipërcituara. Ndërsa në muajin gusht të vitit 2023, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda, i riu në bashkëpunim me  të tjerë, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve  duke përdorur dhunë ndaj tyre”, njofton policia.

Pas kryerjes së procedurave, 22-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë. /ZOOM.AL/