zoom

Aktualitet

Italia e kërkonte për organizatë kriminale, arrestohet në Berat 50-vjeçari me dy identitete (EMRI)

Një 50-vjeçar njoftohet se ka rënë në prangat e Policisë së Beratit, pasi ishte shpallur në kërkim për llogari të shtetit italian.

Burime zyrtare thanë se i ndaluari me kërkesë të Interpol është Ari Bello (Basko), i cili ishte në kërkim si pjesë e një organizate kriminale.

Arrestimi ndodhi gjatë natës, falë bashkëpunimit të Forcave operacionale të Tiranës me ato të Beratit. Kërkesa për arrestim ka ardhur nga SPAK. /ZOOM.AL/